Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Nikol Projko, ishte e ftuar ditën e sotme në Fan Club, ku ka folur për raportin e saj me të ëmën.
Ajo ka treguar se e ka dëgjuar vetëm një pjesë të letrës që e ëma i ka dërguar, por nuk e ka parë pasi ishte pjesë e lojës së mosreagimeve nga Vëllai i Madh.
Nikol ka deklaruar se nuk ka për t’i thënë asgjë të ëmës dhe do i japë kohë vetes nëse do ketë një takim me të. ‘Kam dëgjuar vetëm një pjesë të letrës, nuk e kam parë fare në ekran sepse ishte pjesë e lojës së mosreagimeve dhe kjo më ka befasuar,’ tha ajo. ‘Unë kam treguar edhe brenda shtëpisë së Big Brother, edhe vendos ta mbaj sa kam deklaruar në Big Brother, edhe për pjesën e letrës do ta analizoj më shumë.
Unë e kam falur, për të komunikuar do e zgjidh me veten, do i jap kohë vetes, dhe pastaj do e vendos.
Unë s’kam asgjë për t’i thënë,’ shtoi.
Nëna e kishte lënë ish-konkurrenten që në moshën tetëvjeçare.
