Incidenti në Prishtinë: Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave flet për shembjen e rrugës “Malush Kosova”

Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka folur në lidhje me shembjen e rrugës “Malush Kosova” në Prishtinë.

Ai tha se shkaku ende nuk dihet, mirëpo dyshohet se ka pasur rrjedhje të ujit, gjë e cila nuk është parë, sepse ka qenë nën rrugë.

Fushtica gjithashtu tha se pronari i ndërtesës është thirrur në polici për t’u intervistuar lidhur me këtë rast. “Pronari i ndërtesës është thirrur në polici për t’u intervistuar për këtë rast.


- Advertisement -

Sipas të gjitha gjasave do të iniciohet rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Nesër inspektorati ndërtimor do të dalë në vendin e ngjarjes dhe do të fillojë me masat të cilat duhet të ndërmerret”, tha ai.


- Advertisement -