Organizatorët e Shqip Up Comedy Festival kanë bërë thirrjen e fundit për publikun që dëshiron të jetë pjesë e eventit.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ata theksojnë se biletat e mbetura janë shumë të kufizuara dhe interesi ka qenë i lartë. ‘Ky është shansi i fundit për të qenë pjesë e festivalit’, thuhet në njoftim, duke i ftuar të interesuarit të rezervojnë sa më parë për të mos humbur mundësinë.
Festivali në Këln, i cili pritet të mbledhë dashamirës të humorit shqiptar, ka krijuar pritshmëri të mëdha dhe duket se po shkon drejt një salle plot.





