Shtetas italian gjetur i pajetë në hotel në Durrës: Detajet e tragjedisë

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në ambientet e një hoteli në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:10 është konstatuar i pajetë shtetasi me iniciale G.

P., rreth 81 vjeç.


- Advertisement -

Nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa autoritetet po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave.


- Advertisement -