Kaltrina Kondi rrëfen emocionet për babanë Dr. Flori dhe komenton lojën e Big Brother VIP

Vajza e të ndjerit Dr.

Flori, Kaltrina Kondi, ishte e ftuar këtë të premte në emisionin Goca dhe Gra, ku ndau një rrëfim prekës për babanë e saj, duke emocionuar publikun me fjalët e sinqerta dhe lotët që nuk arriti t’i mbante.

Ajo tregoi se mungesa e tij ndihet çdo ditë, ndërsa theksoi se përpiqet të ndjekë rrugën që ai kishte dëshiruar për të.


- Advertisement -

Kaltrina rrëfeu gjithashtu se ka periudha të vështira, sidomos kur përballet me momente që i kujtojnë mungesën e tij.

Në vijim të intervistës, ajo u pyet edhe për lojën e Big Brother VIP, ku komentoi banorin Miri, duke u shprehur se sipas saj ai do të jetë fituesi i këtij edicioni.

Kaltrina vlerësoi mënyrën e lojës së tij, duke theksuar se ai është ndër të paktët që nuk ka ofenduar.

Ajo gjithashtu tregoi se kishte qenë vetë një nga personat që e kishte nxitur Mirin të bëhej pjesë e spektaklit.


- Advertisement -