Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në Prishtinë, duke shprehur emocionet e saj për takimin e tij me familjen dhe duke ofruar mbështetje. Çitaku theksoi se ishte emocionuese ta shihnin Krasniqin sërish në Prishtinë, në përqafimin me të afërmit, edhe pse vetëm për pak orë. “Baca Jakup, na emocionove shumë kur të pamë sërish në Prishtinë, në përqafimin e familjes, qoftë edhe vetëm për pak orë”, shkroi ajo.
Ajo gjithashtu theksoi se nuk do ta lënë vetëm Krasniqin dhe se do të angazhohen për kthimin e tij dhe të tjerëve në Kosovë, të lirë dhe larg, siç tha, prangave e padrejtësisë. “Mbahuni të fortë, se edhe ne nuk do t’ju lëmë vetëm.
Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt të gjithë në Kosovë, të lirë e krenarë, larg prangave e padrejtësisë”, shkroi Çitaku.
Ajo theksoi se vendi i tyre është në atdhe, pranë familjeve dhe popullit, duke shprehur mall për çlirimtarët. “Në atdheun tuaj, pranë familjeve tuaja e në mesin e popullit tuaj.
Këtu e keni vendin dhe dashurinë e secilit prej nesh!
Na mungoni shumë, çlirimtarë!”, shtoi ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

