Rodri ka dhënë një deklaratë befasuese në lidhje me mundësitë e Barcelonës për ta fituar Ligën e Kampionëve, duke thënë se aktualisht ato janë zero, pavarësisht ambicieve të klubit katalunas për të triumfuar në të gjitha garat.
Mesfushori spanjoll theksoi se Barcelona duhet ta rrisë nivelin e lojës dhe ta mbajë atë vazhdimisht, në mënyrë që në muajt mars dhe prill të jetë në gjendje të luftojë për trofe. “Duhet ta rrisim nivelin tonë dhe ta mbajmë atë për një periudhë të gjatë, në mënyrë që në mars dhe prill të kemi mundësi reale për të konkurruar për tituj.
Pastaj do të duhet ta ngremë edhe më shumë nivelin nëse duam t’i fitojmë të gjitha”.
Ai gjithashtu u shpreh se nuk ka kuptim të diskutohet nëse Barcelona është favorite për trofetë, pasi këtë status duhet ta dëshmojë në fushë. “Për mua, derisa t’i fitojmë këta trofe, veçanërisht Ligën e Kampionëve, nuk mund ta konsiderojmë veten favoritë”.
Në fund, Rodri theksoi se Liga e Kampionëve mbetet objektivi më i rëndësishëm dhe trofeu që Barcelona e dëshiron më së shumti, por pranoi se aktualisht gjasat për ta fituar janë zero.

