Antonio Conte: A Mundësi Rikthimi te Juventusi

0
4
- Advertisement -

Antonio Conte ka lënë të kuptohet se një rikthim te Juventusi mund të ndodhë në të ardhmen.

Trajneri italian, i cili aktualisht është pa angazhim pas largimit nga Napoli, ka folur për marrëdhënien e tij me klubin torinez dhe mundësinë që një ditë të rikthehet në stolin e “Zonjës së Vjetër”.

Në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”, Conte e shprehu këtë mundësi duke përdorur një shprehje që ka nxitur diskutime për një rikthim të mundshëm. “Ekziston një rreth që do të duhet të mbyllet herët a vonë”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se kapitulli i tij me Juventusin mund të mos jetë mbyllur përfundimisht.

Conte kujtoi disa raste kur kishte qenë pranë rikthimit si trajner i Juventusit, por marrëveshjet nuk u realizuan.

Një nga rastet ishte në vitin 2009, kur pati mospajtime me drejtuesit e klubit për çështjet taktike dhe transferimin e mesfushorit Diego. “Mund të isha bërë trajner i Juventusit në vitin 2009, por ata nënshkruan me Diegon, edhe pse e dinin shumë mirë se unë do të luaja me skemën 4-2-4”, tregoi Conte.

Ai shpjegoi se nuk ishte i gatshëm të bënte kompromis për mënyrën se si do të luante skuadra. “Më thanë se Diego donte të luante me skemën 4-3-1-2.

- Advertisement -

Kushdo tjetër do të pajtohej, por unë nuk bëj kompromis.

U thashë: ‘Nëse lojtari do të vendosë se si do të luajmë, atëherë unë nuk jam trajneri i duhur për ju’.

U largova nga ai takim duke e ditur se nuk do të bëhesha trajner i Juventusit”, deklaroi italiani.

Ai përmendi gjithashtu dy raste të tjera kur ishte në dispozicion të Juventusit.

I pari ishte në kohën kur klubi vendosi të emëronte Maurizio Sarrin, ndërsa Conte përfundoi te Interi.

Rasti tjetër ishte kur drejtuesit zgjodhën Thiago Mottan, ndërsa ai mori drejtimin e Napolit. “Do të kthehem kur të krijohen rrethanat e duhura”, tha Conte.

Trajneri italian tregoi se tifozët e Juventusit shpesh e pyesin për një rikthim të mundshëm, por theksoi se gjithçka do të varet nga momenti dhe kushtet që do të krijohen. “Tifozët e Juventusit shpesh më takojnë dhe më pyesin: ‘Kur do të kthehesh?’.

Përgjigjja është se do të kthehem kur të krijohet mundësia dhe kur të përputhen rrethana të caktuara”, theksoi ai.

Në përfundim, Conte e mbylli duke përsëritur besimin se një ditë rrugët e tij me Juventusin do të kryqëzohen sërish.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here