Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping në Kinë më 14-15 maj, pasi e shtyu udhëtimin historik mes luftës SHBA-Izrael me Iranin.
Kjo do të ishte vizita e parë në Kinë nga një president amerikan në gati 10 vjet.
Trump gjithashtu do ta presë Xi në Uashington DC më vonë këtë vit, dhe zyrtarët po “përfundojnë përgatitjet për këto Vizita Historike”, shkroi ai në Truth Social të mërkurën.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi datat e vizitës së Trump, duke u thënë gazetarëve se Presidenti Xi e kishte kuptuar dhe pranuar kërkesën për shtyrjen e udhëtimit.
Pekini nuk i ka konfirmuar datat e listuara nga Trump – megjithëse zakonisht nuk e zbulon axhendën e Xi shumë kohë më parë.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Lin Jian, u tha gazetarëve të enjten se “të dyja palët po mbajnë komunikim në lidhje me vizitën e Presidentit Trump në Kinë”.
