Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha se shërbimi i Postës Shqiptare vazhdon normalisht pas sulmit të hakerave iranianë.
Ai po ashtu informoi se AKSHI dhe ekspertë të Postës po bëjnë një analizë të detajuar për të zbuluar shkakun e ngjarjes.
Demo gjithashtu shtoi se nuk ka të dhëna për informacione të inkriptuara që mund të jenë të paaksesueshme për pjesën operacionale të institucionit.
Kuvendi i Shqipërisë kishte raportuar më parë se ishte sulmuar nga një akses i paautorizuar, me qëllim fshirjen e të dhënave dhe paralizimin e llogarive të punonjësve të administratës.





