Prokuroria e Shtetit ngrit 62 aktakuza ndaj 77 personave në 24 orët e fundit

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 62 aktakuza ndaj 77 personave.

Organi i akuzës i ngarkon këta të pandehur për vepra të ndryshme penale.

Në raportin 24-orësh, në të gjitha prokuroritë e vendit, janë lëshuar urdhëresa për ndalimin e 17 personave, ndërsa është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.


- Advertisement -

Personat ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza ngarkohen për vepra të ndryshme penale si kanosja, vjedhja, dhuna në familje, ngacmimi, sulmi seksual, dhunimi, armëbajtja pa leje, lëndimi rëndë trupor, deklarime të rreme, dhe vepra të tjera.


- Advertisement -