Po vazhdon senaca gjyqësore ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt.
Naimi para trupit gjykues deklaroi se Liridona i kishte kërkuar të ndalje në momentin kritike, për çka tha se e dëgjoi bashkëshorten dhe u ndal. ‘Ajo ka thënë ndalu, ndalu, unë u ndala.
Vendim i gabuar, po çka me bë’, u shpreh Naim Murseli.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku e pyeti të akuzuarin se a e kishte kthyer kokën prapa kur po ikte me fëmijët, për të parë nëse Liridona po i ndiqte nga pas. ‘Jo nuk e kam kthyer.
Kur e kemi dëgjuar krismën kemi ikur, kam menduar që në drejtim tonë ka gju’, tha Naim Murseli.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
