Fjolla Morina rrëfen për periudhën e burgut: ‘Kam tejkaluar shumë rëndë këtë eksperiencë’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka dhënë një intervistë në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku ka folur për jetën, të kaluarën dhe për disa momente jo edhe aq të mira.

Për periudhën e errët në burg, Morina tregon se ‘është eksperiencë e keqe që e ka tejkaluar shumë rëndë’. ‘Unë si artiste, më ndodhi.

Unë nuk kam hyrë për gjë të keqe, për një gjë që më ka ndodhur.


- Advertisement -

Kam kaluar shumë mirë, stafi aty më kanë respektuar, çmuar më kanë veçuar.

Janë kujdesur edhe në anën psikologjike.

Kam kaluar shumë mirë, jo keq’, u shpreh ajo.

Gjatë kohës në burg, Morina ka zgjedhur të jetë më pak në komunikim me njerëzit, duke fokusuar vetëm në bisedat me psikologët. ‘Kam ushtruar, kam ngrënë me rregull, kam fjetur mirë’, shtoi ajo.


- Advertisement -