Sfida e mosreagimeve ka filluar në Big Brother VIP Albania 5 që nga e mërkura dhe do të vazhdojë deri në spektaklin e ardhshëm.
Në shtëpi kanë hyrë Seno Fishta dhe më pas edhe Kristi Lamaj nga muri i oborrit.
Lajmet e fundit që u transmetuan në ekran e kanë befasuar konkurrentët.
Gjithashtu, velinat e ‘Fiks Fare’ kanë bërë hyrjen në shtëpi dhe janë duke kërcyer pranë banorëve.
Një këngë e cila u bë virale në këtë edicion, e lidhur me banoren Selin Bollati, dëgjohet në sfond.
Rogerti është parë të qeshë në disa momente, pasi ka interpretuar vargjet e asaj kënge.





