Më 17 prill përkujtohet masakra e Poklekut, aty ku para 27 vjetësh ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 57 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te të moshuarit 75-vjeçarë.
Sot, në emisionin “Ora Shtatë”, mbi këtë ngjarje të trishtë të popullit shqiptar, ka folur i mbijetuari i kësaj masakre, njëherësh ish-ushtar i UÇK-së, Fadil Muqolli, i cili humbi 14 anëtarë të familjes në pranverën e ’99-ës.
Mmes emocioneve të forta, Muqolli tha se për ta pranvera është shumë e rëndë, transmeton Klankosova.tv.





