Stenaldo Mëhilli u largua të martën nga gara e Big Brother VIP Albania 5.
Megjithatë, ai është vlerësuar për lojën, karakterin dhe për mënyrën se si e ka realizuar këtë format.
Pas daljes nga shtëpia, ai duket se personin e parë që ka takuar është Luiz Ejlli.
Ky i fundit për pak ditë sa hyrë në BBVA 5 krijoi një miqësi të mirë me të, duke e përgëzuar për forcën dhe guximin për t’u bërë pjesë e formatit. “Faleminderit për mbështetjen.
Shumë i lumtur që u takuam përsëri.
Vlerësim dhe respekt”, ka shkruar Stenaldo krahas fotografisë me fituesin e Big Brother VIP Albania 2.
Ndërkohë ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundim të këtij edicioni, ndonëse nuk ka akoma datë zyrtare.
