Atletico Madridi nuk po e sheh të nevojshme transferimin e Martin Zubimendit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Arsenali kërkon mbi 70 milionë euro për mesfushorin e tij spanjoll.
Sipas Matteo Morettos, gazetarit të Marcas, kjo shumë e kërkuar nga londinezët e bën transferimin financiarisht të papranueshëm për klubin madrilen, i cili aktualisht nuk po e shqyrton një ofertë për reprezentuesin e Spanjës.
Në anën tjetër, Arsenali nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e Zubimendit, pavarësisht interesimit të raportuar nga Chelsea dhe gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Klubi londinez nuk ndjen asnjë presion për të negociuar largimin e mesfushorit gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe synon ta mbajë atë në skuadër.
Ndërkohë, Zubimendi është i hapur për një kalim në Spanjë, duke pasur parasysh se nuk është pjesë e formacionit bazë, me Artetan që e preferon dyshen Declan Rice dhe Bruno Guimaeres.

