Ministri Hoxha: Kosova mbetet përparësi e politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha tha se Kosova mbetet përparësi e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

Rikonfirmuam angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit.


- Advertisement -

Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik.


- Advertisement -