Miley Cyrus së bashku me kolegët e saj dhe të afërmit morën pjesë në premierën botërore të specialit të Disney+ për 20-vjetorin e ‘Hannah Montana’ në El Capitan Theatre në Los Angeles.
Ngjarja u mbajt një ditë para debutimit të dokumentarit në platformë.
Në premierë ishin prindërit dhe partneri i Miley, Tish Cyrus dhe Maxx Morando si dhe bashkëpunëtorët të tjerë të serialit, përfshirë Jason Earles, Moises Arias, Shanica Knoëles, Anna Maria Perez de Tagle dhe Cody Linley.
David Archuleta, i cili kishte marrë pjesë në episodin e sezonit 3 dhe në një këngë të shquar, gjithashtu ishte prezent.
Emily Osment, e njohur për rolin e saj si shoqja më e mirë e Hannah/Miley, nuk mundi të merrte pjesë për shkak të xhirimeve për serialin ‘Georgie & Mandy’s First Marriage’.
Ajo përmes rrjeteve sociale shprehu mirënjohjen e saj për ndikimin e ‘Hannah Montana’ në jetën dhe karrierën e saj.
Të tjerë të ftuar në event përfshinin Rei Ami, ëilloë dhe Jaden Smith, Lainey Wilson, JoJo Siëa, Ilona Maher, Dara Renee etj.
Dokumentari, i përshkruar si ‘një letër dashurie për fansat’, përfshin një intervistë të thelluar me Miley nga prezantuesja e podcast-it ‘Call Her Daddy’, Alex Cooper.
