Sipas lajmeve të fundit, të gjitha biletat për ndeshjen e Kosovës kundër Turqisë ose Rumanisë janë shitur nën 3 orë.
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pritet të jetë i mbushur plot, me tifozët ‘Dardanë’ që do të krijojnë një atmosferë fantastike për Kombëtaren.
Nëse Kosova fiton ndaj Sllovakisë, ndeshja do të vendosë fatin e playoff-it; në të kundërtën, do të zhvillohet si miqësore me humbësin e çiftit Turqi – Rumani.





