Programet rehabilituese në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë: Menaxhimi i Zemërimit dhe Shkathtësitë Sociale

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë janë realizuar me sukses dy programe rehabilituese, “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Shkathtësitë Sociale”, të udhëhequra nga zyrtarët socialë të kësaj qendre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se këto programe synojnë zhvillimin e aftësive personale dhe sociale të të burgosurve, duke ndikuar drejtpërdrejt në kontrollin e emocioneve, përmirësimin e sjelljes dhe marrjen e vendimeve të përgjegjshme.

Zbatimi i këtyre programeve konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rehabilitimit dhe riintegrimit social të të burgosurve, duke kontribuar edhe në uljen e rrezikut të përsëritjes së veprave penale.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *