Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar sot me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.
Rama përmes një postimi në Facebook tha se ky takim u bë në mënyrë që institucionet të koordinohen rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Bashkëpunimi institucional është kyç për suksesin e kësaj ngjarjeje.
Sot u takova me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për të koordinuar hapat e radhës dhe për të siguruar që përgatitjet të ecin me ritmin dhe seriozitetin që kërkon një ngjarje e këtij niveli.
Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar.





