Finalistja e këtij edicioni, Hygerta Sako, e ftuar në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka folur edhe për papastërtinë brenda shtëpisë.
Kjo pasi ka qenë shumë e komentuar gjatë këtij formati, duke marrë kritika e reagime të shumta negative.
Ish-konkurrentja thekson se i kanë merituar komentet pasi ka qenë e vërtetë, por që secili nga ta ka pasur detyrat dhe përgjegjësitë e veta. ‘Ishte e vërteta.
Ne ishim gati 20 veta, shtëpia ishte shumë e madhe dhe kapiteni i javës ndante punët.
Në momentin që ty të caktohej një X punë atë punë duhet ta bëje me përgjegjësi të plotë’, u shpreh ajo.
Tutje tha: ‘Nuk mund që në atë hapësirë të madhe dhe me njerëz të rritur ti të arrish t’i vësh në punë.
Ishte në ndërgjegjen e secilit.
Në këtë aspekt nga ana ime, unë hapësirat e mia personale ishin të qëndisura’. ‘Është turp e faqe e zezë që është 2026 dhe ka akoma njerëz që nuk lahen.
Të gjitha komentet negative që i kemi marrë për higjienën në këtë edicion të Big Brother, i kemi merituar’, shtoi mes tjerash Sako.
