Dogana e Kosovës kontribuon në luftën kundër mallrave të falsifikuara në nivel ndërkombëtar

Dogana e Kosovës po merr pjesë në Sesionin e 46-të të Komitetit të Zbatimit të Organizata Botërore e Doganave, i cili po zhvillohet në Bruksel.

Ky sesion shërben si platformë kyçe për diskutimin e prioriteteve strategjike dhe operacionale në fushën e zbatimit doganor.

Në operacionin ndërkombëtar “STOP IV” të Organizata Botërore e Doganave, Kosova është renditur e 7-ta nga 119 shtete pjesëmarrëse, në luftën kundër mallrave të falsifikuara.


- Advertisement -

Kontributi i Doganës së Kosovës në këtë kuadër reflektohet edhe në rezultate konkrete.

Pjesëmarrja aktive në këto mekanizma ndërkombëtarë konfirmon rolin e Doganës së Kosovës si një partnere e besueshme dhe kontribuese në kuadër të Organizata Botërore e Doganave, e angazhuar në avancimin e standardeve doganore dhe në forcimin e bashkëpunimit global kundër aktiviteteve të paligjshme.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *