Kryeministri Kurti merr urimin e Stockerit për mandatin e ri: ‘Suksese në rrugën evropiane!’

Kryeministri Albin Kurti, pranoi një letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

Në letrën drejtuar Kurtit, Stocker i uroi kryeministri suksese në legjislaturën e re, veçanërisht lidhur me përparimin e vazhdueshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Austria ka qenë mbështetëse e Republikë së Kosovës që nga themelimi i saj dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, thuhet në letrën e kancelarit Stocker.


- Advertisement -

Stocker gjithashtu theksoi se në kohë gjeopolitikisht të trazuara, marrëdhëniet e forta ndërmjet dy vendeve dhe popujve janë më të rëndësishme se kurrë.

Ai e vlerësoi lartë rolin aktiv të diasporës kosovare në Austri dhe bashkëpunimin e ngushtë ekonomik ndërmjet dy shteteve, ndërsa theksoi se mezi pret të takohet sërish me Kurtin.

Kancelari Stocker, po ashtu e uroi kryeministrin Kurti me rastin e ditëlindjes së tij.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *