Dua Lipa ka bërë që të flitet me disa foto të reja nga qëndrimi i saj në Los Angeles, ku ajo shfaqet në një pamje të mahnitshme me bikini me xixa.
Këngëtarja 30-vjeçare ka ndarë momente nga pushimi i saj, duke ecur në diell, por edhe duke ngrënë petulla në një restorant.
Ajo gjithashtu ka postuar pamje nga evente të rëndësishme, duke përfshirë festën e Oscar-it të Elton John, ku u paraqit elegantisht në shoqërinë e tij.
Në disa prej fotove, Dua shihet pranë të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner, me të cilin ajo ka konfirmuar fejesën në vitin 2025. Çifti duket se po e kalon një periudhë të bukur, pavarësisht angazhimeve të tyre.





