Tragjedi në Majac të Podujevës: Ardita Gashi e dyshuara për vrasjen dyfishtë vdes në QKUK

Ardita Gashi, e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës, ka vdekur në QKUK.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, ka mësuar se vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në Emergjencë, ku e njëjta po trajtohej pasi u vetplagos mbrëmë.

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë edhe gruaja e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, të cilën Ardita e qëlloi me armë zjarri të dielën.


- Advertisement -

I vdekur në këtë rast tragjik ka mbetur edhe i dashuri i të dyshuarës, Ilaz Brahimi, raporton Klankosova.tv.

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot deklaroi se motivi i incidentit akoma nuk dihet.

Detaje të reja nga tragjedia në Llap: Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *