Ardit Çuni zbulon një moment të dhimbshëm në lidhjen e tij të kaluar – Rrëfimi i fundit në ‘S’e luan topi’

Ardit Çuni ka vendosur të ndajë së fundmi një rrëfim të rrallë dhe mjaft personal, duke zbuluar një nga përjetimet më të dhimbshme në jetën e tij personale.

I ftuar në emisionin ‘S’e luan topi’, ai tregoi hapur për momentin kur zbuloi tradhtinë nga ish-partnerja.

Sipas tij, përballja me këtë realitet ishte tepër e rëndë, madje e cilësoi si ‘gjënë më të tmerrshme që mund të përjetohet brenda një çifti’.


- Advertisement -

Edhe pse lidhja mori fund, këngëtari pranoi se ndjenjat për të nuk janë zhdukur plotësisht.

Megjithatë, e bëri të qartë se rikthimi ishte i pamundur, duke theksuar se kur besimi thyhet një herë, është shumë e vështirë të rindërtohet.

Në përpjekje për të ecur përpara dhe për të gjetur qetësi shpirtërore, ai zgjodhi të falë.

Arditi zbuloi se në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, vetëm pak çaste para mesnatës, i ka dërguar një mesazh ish-partneres.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *