Këngëtarja Chappell Roan është përfshirë në polemika pas akuzave se përmes rojes së saj të sigurisë ka frikësuar vajzën 11-vjeçare të aktorit Jude Law gjatë një incidenti në një hotel në Sao Paulo.
Ngjarja u bë publike nga futbollisti Jorginho, bashkëshorti i Catherine Harding, ish-partnerja e Jude Law dhe nëna e vajzës.
Sipas tij, vajza u emocionua kur pa këngëtaren në hotel dhe thjesht kaloi pranë saj për të parë nëse ishte ajo, pa e shqetësuar.
Megjithatë, një roje sigurie iu afrua në mënyrë agresive familjes, duke i akuzuar për “ngacmim”.
Vajza u tremb nga situata dhe shpërtheu në lot, duke e cilësuar reagimin si të pajustifikuar dhe të tepruar ndaj një fëmije.
