Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se një sulm ndaj një spitali në Darfurin Lindor, Sudan, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 64 personave, duke përfshirë fëmijë, staf mjekësor dhe pacientë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri të ditur këtë lajm në një postim në X.
Sulmi i së premtes ndaj Spitalit Mësimor Al Deain e ka bërë objektin jofunksional, duke ndërprerë shërbimet thelbësore mjekësore në qytet.





