Sot mbushen gjashtë vjet që kur në Kosovë u regjistrua personi i parë që ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes infektuese koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kishte njoftuar se bëhej fjalë për një pacient 82-vjeç nga Dumnica e Podujevës.
Ndryshe, dy rastet e para pozitive me koronavirus në Kosovë u regjistruan në mars 2020, ndërsa deri më tash ky numër ka arritur në 82.185, prej tyre 68.083 të shëruar, 12.342 janë raste aktive dhe 1.760 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen infektuese.
Prania e koronavirusit të ri për herë të parë u konfirmua në fund të dhjetorit 2019 në Kinë dhe më pas u përhap edhe në pjesë të tjera të botës, duke shtyrë kështu Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të shpallë gjendjen e pandemisë.
Kosova është ndër vendet e pakta që ende nuk ka marrë asnjë vaksinë anti-COVID-19, teksa mjekët e parë kosovarë ditëve të fundit po vaksinohen në Kukës të Shqipërisë.





