Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama uron për fillimin e stinës së pranverës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar ditën e parë të stinës së pranverës.

Rama bëri të ditur se bashkë me fëmijët e kryeqytetit kanë mbledhur lulet e para për këtë sezon. ‘Kjo, përveç tjerave, është zhvillim i kulturës së të përbashkëtës dhe kujdesit për hapësirën publike.

Fëmijët duhet me u rrit duke e ditë që hapësira publike është e përbashkët.


- Advertisement -

Ajo është e jona, prandaj duhet me e mbrojt, me u kujdes për të dhe me e respektu çdo ditë’, ka shkruar Rama.


- Advertisement -