Një shtetase e Serbisë u ndalua në pikëkalimin kufitar të Jarinjes pasi u dyshua se kishte prezantuar letërnjoftimin dhe patentën e shoferit të falsifikuara.
Dokumentet u konfiskuan dhe rasti është nën procedura të rregullt, raporton Klankosova.tv.
Policia ka deklaruar: ‘Është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Me urdhër të prokurorit dokumentet e dyshuara konfiskohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.’





