Çmimet e karburanteve në Zvicër kanë vazhduar të bien gjatë javës së fundit.
Tani, benzina pa plumb 95 kushton mesatarisht 1.94 franga për litër.
Sipas të dhënave më të fundit të Touring Club Switzerland (TCS), të publikuara që nga mesi i javës, kjo përbën një ulje prej pesë centimash krahasuar me një javë më parë.
Po ashtu, benzina pa plumb 98 është liruar gjithashtu për pesë centimash brenda një jave, me një çmim mesatar prej 2.00 franga për litër.

