Në ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftiu Naim Tërnava iu është drejtuar besimtarëve myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Në fjalën e tij, ai tha se kjo festë kujton që gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët.
Bajrami na tregon që humanizimi nuk është vetëm një ndjenjë, por obligim.
Fitër Bajrami na udhëzon për më shumë paqe në botë dhe rikujton fisnikërinë e njeriut duke thirrur për përhapjen e vlerave të mirësisë dhe drejtësisë edhe pas përfundimit të Ramazanit, u shpreh Myftiu Tërnava.





