Ministria e Industrisë dhe ARBK reagojnë për dyshimet penale – Detajet e reagimit

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka reaguar për aksionin e zhvilluar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’.

Në njoftim, MINT deklaron se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore relevante, stafi i ARBK-së ka konstatuar muaj më parë se kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor. ‘Si rrjedhojë, ky interpretim është korrigjuar përmes procedurave përkatëse ligjore dhe administrative’, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, në reagim theksohet se Ministria dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve mbeten plotësisht të përkushtuara për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit. ‘Njëkohësisht, sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet janë duke punuar me vëmendje të shtuar në ngritjen dhe avancimin e sistemeve brenda ARBK-së, me qëllim rritjen e transparencës, saktësisë së informacionit dhe sigurisë juridike për të gjithë qytetarët dhe bizneset që regjistrohen apo kryejnë ndryshime në këtë institucion.


- Advertisement -

MINTI do të vazhdojë të informojë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë çështje’.

Përfundon aksioni në ARBK, tre të shoqëruar në polici


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *