Aktori irlandez, Cillian Murphy, rrëfen një histori interesante nga koha e xhirimeve të serialit ‘Peaky Blinders’, ku një ‘suvenir’ i marrë nga seti i krijoi probleme në aeroport.
Murphy kishte harruar një gëzhojë plumbi me emrin ‘Tommy’ në çantën e tij, duke shkaktuar tension në kontrollin e sigurisë.
Megjithatë, situata u zgjidh pa pasoja dhe aktori vazhdoi udhëtimin e tij, ndërsa filmi ‘Peaky Blinders: The Immortal Man’ do të publikohet në Netflix më 20 mars.





