Arrestohet 26-vjeçari i kërkuar për veprë penale në Prishtinë

Një 26-vjeçar i cili ishte në kërkim si i dënuar për një vepër penale, është arrestuar mbrëmë në Prishtinë.

Sipas njoftimit, arrestimi u bë pas disa veprimeve hetimore dhe operative të zhvilluara nga zyrtarët policorë, të cilët arritën të arrestojnë personin A.Q., i cili ishte i dënuar me 10 muaj burgim dhe me 27 mijë euro gjobë.

Personi i arrestuar ishte dënuar për veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.


- Advertisement -

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *