Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Prishtinë pas një vetaksidenti me motoçikletë në Vranidoll.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi se ngasësi i motoçikletës ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i përballoj plagët.
Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Autoritetet lokale po hetojnë rastin.




