Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Skenderaj.
Bazuar në pamjet e dërguara në redaksinë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoritetet kompetente.
Po ashtu, sipas informacioneve të para, dyshohet se një këmbësor ka humbur jetën.
Megjithatë, ende është në pritje të një konfirmimi zyrtar.





