Një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pritet që nesër t’i nënshtrohet një operacioni nga një ekip multidisiplinar i përbërë nga ortopedë, kirurgë vaskularë dhe plastikë.
Këtë e kanë bërë të ditur burime për gazetaren e Klan Kosovës, Arbëresha Uka.
Sipas të njëjtave burime, ekziston rreziku që fëmijës t’i amputohen shputat e këmbëve, për shkak të dëmtimeve të rënda dhe gangrenës së shkaktuar nga mos-trajtimi për një kohë të gjatë.
Rasti i 5-vjeçarit: QPS në Lipjan ishte në dijeni për gjendjen e familjes, fëmija u largua kur situata u bë kritike.
Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
