Një burrë 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka tentuar të vriste gruan e tij.
Pas ndarjes, gruaja u largua me tre fëmijët e saj për të gjetur strehim tek të afërmit e saj në Toscano.
Autoritetet lokale thonë se burri e ndoqi dhe sulmoi gruan me thikë pas daljes së saj nga shtëpia, duke e plagosur në dorë.
Pas disa orësh, ai u arrestua në një zonë periferike.





