Debati i tensionuar mes Mirit dhe Malit në dhomën e gjumit: ‘E do gruan time?’

Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Mirit dhe Malit gjatë natës në dhomën e gjumit, pasi dritat ishin fikur dhe banorët po përgatiteshin për gjumë.

Gjithçka nisi kur Miri akuzoi Malin se nuk ka pasur një lojë të fortë në shtëpi, duke i thënë: “E ke hapur Big Brother me gruan time”, deklaratë që menjëherë tensionoi situatën mes tyre.

Debatit u përshkallëzua më tej, kur Miri i tha: “Gjëja që mbahet mend më së shumti nga ty është gruaja ime”, ndërsa Mali iu përgjigj shkurt: “Shuj”.


- Advertisement -

Kjo e irritoi edhe më shumë Mirin, i cili reagoi: “Shuj ti, ti e përmende gruan time”.

Situata u bë edhe më e nxehtë kur Miri e pyeti drejtpërdrejt: “E do gruan time?”, ndërsa Mali reagoi me të qeshura, duke i thënë: “Qysh thua ‘a e do gruan time?’ a je mirë, a je në terezi?”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *