Reagimi i Pronarit të ‘Onima’ pas Arrestimit të Gjestit: Çfarë Tregon Shprehja ‘Shqiponja nuk kap miza’

Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzat serioze për kanosje ndaj kompanisë muzikore ‘Onima’, vëmendja e publikut u përqendrua te pala tjetër e përfshirë në këtë mosmarrëveshje.

Pronari i ‘Onima’, Erkand Shabani, vendosi të thyente heshtjen dhe të bënte reagimin e tij të parë publik.

Në vend të deklaratave të gjata ose shpjegimeve ligjore, ai zgjodhi të komunikonte përmes një mesazhi të shkurtër, por me kuptim.


- Advertisement -

Në Instastory-n e tij, Shabani postoi një sfond të zi dhe një shprehje të njohur latine. ‘Shqiponja nuk kap miza’, thuhet në të.

Në kuptim figurativ, kjo do të thotë se personat e mëdhenj ose të fuqishëm nuk humbasin kohë me gjëra të vogla ose të parëndësishme.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *