Anya Taylor-Joy shfaqet me stil në festën prestigjioze para Oscars në Los Angeles

Aktorja, Anya Taylor-Joy, tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq në festën prestigjioze të CAA para ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar në Los Angeles. 29-vjeçarja dukej elegante me një fustan mëndafshi ngjyrë burgundy me motive lulesh dhe dekolte delikate.

Ajo e kompletoi pamjen me taka të zeza me rripa, një çantë të vogël dhe flokët e mbledhura në një topuz të rregullt, shkruan DailyMail.

Në këtë event morën pjesë edhe shumë emra të njohur të industrisë së filmit dhe muzikës.


- Advertisement -

Sacha Baron Cohen u pa së bashku me kolegen e tij nga filmi “Borat”, Maria Bakalova, ndërsa këngëtari Yungblud u shfaq me një pallto dhe u ndal për të përshëndetur fansat.

Ndërkohë, Los Angeles është në përgatitje për ceremoninë e madhe të Oscars këtë fundjavë në Teatrin Dolby në Hollywood, ku pritet të jenë të pranishëm shumë yje të kinemasë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *