Procesi i Aplikimit për Lejeqëndrim dhe Lajmërim të Adresës fillon në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se, pas periudhës informuese që përfundon sot, nga data 16 mars do të nisë procesi i aplikimit për lejeqëndrim dhe lajmërim të adresës në Kosovë.

Ky hap vjen në përputhje me deklarimet e kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesit special të BE-së, Peter Sorensen.

MPB theksoi se të gjitha veprimet institucionale po ndërmerren për të siguruar zbatim të rregullt, të koordinuar dhe gjithëpërfshirës të ligjeve, duke garantuar, sipas tyre, qasje në shërbime dhe siguri juridike për të gjithë qytetarët, në përputhje me standardet evropiane dhe sundimin e ligjit.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *