Tragjedi në Itali: Grua shqiptare vdes nga aksidenti në autostradë

Një grua shqiptare ka vdekur në Itali.

Ajo ishte goditur nga një veturë e tipit FIAT 500, e cila drejtohej po ashtu nga një grua pasi e kishte çuar vajzën e saj në shkollë.

Ngjarja tragjike ku humbi jetën 32 vjeçarja Xhulijana Guna, mori vëmendjen e mediave italiane.


- Advertisement -

Rasti i rëndë raportohet se ka ndodhur të premten rreth orës 09:00 përgjatë autostradës shtetërore 18, menjëherë pas kthesës në Santa Cecilia. “Një rrugë që vazhdon të marrë viktima”, thanë disa banorë vendas, të tronditur nga incidenti.

Karabinierët dhe policia e trafikut dolën në vendngjarje për të kryer hetime, së bashku me paramedikët, të cilët mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e gruas.

Rruga u mbyll për një kohë të gjatë për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe hetimet.

Burri i viktimës, i cili mbërriti në vendngjarje pak më vonë, ishte në gjendje shoku, shkruajnë mediat atje.

Rrethanat e këtij aksidenti mbeten të paqarta.

Gruaja që drejtonte Fiat 500-shin, pretendoi se kishte humbur kontrollin e makinës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, duke dalë nga rruga dhe duke goditur Xhulijanën.

Rruga tregon shenja të qarta të frenimit të gjerë.

Rrëfimet e dëshmitarëve dhe imazhet nga kamerat e mbikëqyrjes do të ndihmojnë hetuesit të rindërtojnë ngjarjen.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi kur drejtuesja e automjetit, një 37-vjeçare italiane, humbi kontrollin e makinës dhe përplasja e rëndë i mori jetën e Xhulijanës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë ende.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *