Adrien Brody dhe Georgina Chapman shfaqen së bashku në festën para-Oscar pas komenteve të Harvey Weinstein

Adrien Brody dhe Georgina Chapman janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë pas komenteve të fundit të Harvey Weinstein për rolin e aktorit në jetën e fëmijëve të tij. Çifti mori pjesë në festën para-Oscar të organizuar nga CAA në Los Angeles, ku u shfaqën elegantë dhe të koordinuar me veshje të zeza.

Georgina Chapman tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi me supe të zbuluara, ndërsa aktori fitues i çmimit Oscar u shfaq me xhaketë, bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Të dy u panë duke ecur dorë për dore në eventin e mbushur me yje, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Brody dhe Chapman janë në një lidhje që nga viti 2019.

Chapman ishte më parë e martuar me producentin Harvey Weinstein, me të cilin ka dy fëmijë, vajzën India Pearl dhe djalin Dashiell Max Robert.

Pas skandaleve që përfshinë Weinstein në vitin 2017, çifti u nda dhe divorci i tyre u finalizua në vitin 2021.

Aktori Adrien Brody ka marrë një rol të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të saj dhe madje ka treguar se ata e thërrasin me përkëdheli “Popsy”.

Ndërkohë, Weinstein, i cili ndodhet në burg, ka deklaruar se është i lumtur që fëmijët e tij kanë dikë që kujdeset për ta dhe se Georgina ka gjetur më në fund pak lumturi në jetën e saj.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *