Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet që moti të jetë kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimat e ditës pritet të jenë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Era pritet të jetë lehtë deri mesatare duke fryrë nga drejtimi i verilindjes, sipas njoftimit të transmetuar nga Klankosova.tv.





