Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti për çështjen e zbutjes në raport me Ligjin për të huajt dhe atë për Automjete.
Në një reagim në Facebook, ai thotë se, ndonëse Kosova duhet të jetë e gatshme për dialog me Serbinë, me ndërmjetësimin e aleatëve, nuk ka të drejtë të pranojë zgjidhje, ‘edhe pse mund të duken teknike, që normalizojnë funksionimin e strukturave paralele’.
Sipas tij, Kurti e braktisi dialogun për njohje reciproke dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare ligjërisht të obligueshme.
Qeveria ka vendosur të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi me afat 12-mujor për pjesëtarët e komunitetit serb.
Këto masa synojnë të zbusin efektet që mund të sjellë zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe i Ligjit për automjetet.
Zbatimi i plotë i këtyre ligjeve do të nisë më 15 mars, siç ishte paraparë.
